Topalli: Katër persona marrin vendime në emër të shqiptarëve

schedule20:35 - 24 Janar, 2019

schedule 20:35 - 24 Janar, 2019

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se janë vetëm katër persona që vendosin për shqiptarët. Ajo ka folur me emra, ku nga studioja e “Mbrëmja ABC” tha se ata janë Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Erjon Veliaj.

“ Mjafton të themi që kemi katër vetë ata që kanë pushtetin dhe ata janë Rama, Meta, Basha dhe Veliaj. Forcat politike janë rrudhur por janë në shërbim të këtyre kryetarëve. Janë këta katër persona që merrin vendime në emër të shqiptarëve”.

Më tej ajo ka folur për ekipin e ri të PD dhe situatën në të cilën ndodhet kjo parti aktualisht.

“Në 25 vite në forcën tonë politike bëhej shumë kujdes që të kishte përfaqësim të gjeografisë dhe të besimeve fetare. Kryesia duhet të ketë përfaqësim. Nuk ka përfaqësim nga Korça, Vlora, Gjirokastra dhe Lezha. Unë njoh vetëm disa pesona që kanë dhënë kontribute por pjesën tejtër unë nuk e njoh. Unë kam keqardhje jo vetëm për forcën politike por për vendin tim. Vendi i cili është pa alternatvë pa shpresë. Varfëria po thellohet edhe më shumë dhe të pasurit po pasurohen edhe më shumë.

Në skenën politike shqiptare është krijuar një vakum i madh që nuk është krijuar asnjëherë. Këto vakume mund t’i zënë edhe forca që janë më të papërgjegjshe dhe situata mund të degradojë edhe më shumë. Unë do  them që protesta që ai ka thirr është një film i parë duke më kujton 2017. Unë nuk gënjej veten dhe duke mos gënjyer veten nuk gënjej as të tjerët”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!