“Top i gjatë te Lukaku, nuk dinë gjë tjetër”, lojtari i Gjermanisë ironizon Interin

schedule10:18 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:18 - 22 Tetor, 2020

M’Gladbach ishte shumë afër fitores, por një gol i Romelu Lukakut në minutën e fundit i dhuroi një pikë Interi në duelin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Të dy skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “San Siro”, teksa në kampin gjerman nuk mungon ironia ndaj kundërshtarëve italianë.

Jonas Hofmann, autori i golit të dytë të M’Gladbach, thumboi stilin e lojës së zikaltërve të Contes në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së mbrëmjes së kaluar.

Në 99% të rasteve, Interi luan vetëm me top të gjatë për Lukakun dhe kaq. Ai më pas lufton për të nxjerrë ekipin përpara. Hasëm probleme me të, na u desh ta markonim me dy lojtarë.

Mund të them që ia dolëm mbanë. Në përgjithësi, e merituam pikën që morëm në ‘San Siro’“, deklaron lojtari i skuadrës gjermane dhe “Pancerave” të Joachim Low. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!