Lionel Messi u bë i pari në historinë e futbollit që fiton për të gjashtën herë “Topin e Artë”. Argjentinasi la pas vetes Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon, ndërkohë që France Football ka bërë edhe një ndarje të pikëve të marra në zona të ndryshme.
Holandezi, nëse analizon hollë, e meriton “Topin e Artë”. Mbrojtësi dhe ylli i Barcelonës vlerësimet i kanë marrë për atë që kanë shfaqur në Europë me klubet e tyre. “Kontinenti i Vjetër” ka zgjedhur si më mirin Van Dijk, i cili numëron 37 pikë më shumë se “Pleshti”.
Edhe në Azi, mbrojtësi i Liverpool ka pasur më shumë mbështetje. 21 pikë më shumë ka grumbulluar lojtari i “The Reds”. Gjithsesi Afrika, Amerika e Jugut, Oqeania dhe Amerika e Veriut me Karaibet kanë përmbysur gjithçka në favor të Messit. /abcnews.al