Franck Ribery ka shënuar golin e dytë në Serie A përballë Milanit. Anësori i Fiorentinës ka nisur të përshtatet me kampionatin italian dhe po paraqitet mirë. Kjo nuk e befason ish-sulmuesin Luca Toni, i cili e ka pasur shok ekipi francezin të skuadra e Bayern Munich.
“Isha i sigurt që do të na magjepste, pasi brenda tij ka urinë e një djaloshi”, ka deklaruar shtatlarti në një intervistë të dhënë për “Gazetta dello Sport”. Më tej ai paralajmëron se do të shohin edhe më shumë nga Ribery.
Mes të tjerash thotë se një sulmues i mirëfilltë, me francezin dhe Chiesa-n do të ndihej shumë mirë. “Në idetë e mia për futbollin, një sulmues tipik do të ndihej shumë mirë me dy lojtarë të tillë në krah. Kini kujdes, sepse për Ribery është vetëm fillimi!”, ka deklaruar Toni. /abcnews.al