Tonali, Chiesa dhe largimi i Boban, “zbërthehet” Paolo Maldini

schedule17:26 - 14 Shtator, 2020

schedule 17:26 - 14 Shtator, 2020

Drejtori tenik i Milanit, Paolo Maldini, ka folur për mediat italiane sa i takon zhvillimeve më të fundit në kampin kuqezi, afrimit të Tonalit, një marrëveshjeje të mundshme me Chiesan dhe largimin e Boban.

“Tonali? Ai është një lojtar i datëlindjes 2000, shumë i ri. E përmbushi ëndrrën e tij. Është një histori e bukur, një gjë shumë e veçantë. Nuk ishte e mundur të mendohej për të edhe një muaj më parë, arritëm në këtë pikë falë vendosmërisë së djalit, punës së agjentëve. Cellino është një person me vlerë absolute, falë edhe pronarëve tanë që ndryshuan kursin.

Nuk është aq e zakonshme, lojtarët janë profesionistë, ata duhet të vlerësojnë perspektivat. Kam biseduar me djalin gati dy muaj më parë dhe i thashë atij se vështirë do të ishim në garë. Shpresa jonë e përbashkët ishte ta sillnim te Milani, duke u siguruar që ai të mos e humbiste këtë ëndërr. Arritëm në pikën që gjërat u thjeshtëzuan dhe arritëm ta sillnim atë në Milano.

Boban? Fakti që Boban nuk është, më trishton, ai është një mik i dashur i imi, pa të jemi më pak të fortë por po përpiqemi të arrijmë në një ide të përbashkët.

Chiesa? Ai është një nga të rinjtë më të mirë italianë, nuk ka pasur kurrë negociata me Fiorentinën për Chiesa, kjo është e vërteta”, u shpreh Maldini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!