Fikayo Tomori u bë përfundimisht i Milanit këtë verë dhe është projektuar titullar në sezonin e ri. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai tregon këshillat që i jep trajneri Pioli dhe marrëdhënien me drejtorin Paolo Maldini.
“Trajneri më mëson shumë sekrete dhe detaje. Si ai do që unë të luaj në sistemin e tij, me pjesën tjetër të ekipit. Ai ka qenë mbrojtës dhe po më mëson shumë për sjelljen time në fushë. Kam marrëdhënie të shkëlqyer me të.
Maldini? Ndonjëherë nuk më duket reale kur flas me të, duke ditur karrierën që ka bërë dhe atë që i ka dhënë futbollit. Paolo është njeri që të ndihmon shumë, të jep këshilla të pabesueshme. Po përpiqem të marr sa më shumë nga ai”, tha Tomori. /abcnews.al