Tomori i Beratit nuk do të shkojë në ndeshjen e javës në Kategorinë e Parë, pas vendimit të Komisionit të Disiplinës. Klubi beratas akuzon se u ndëshkua nga një komision i korruptuar.
Kërcënim i ashpër pas një dënimi.Tomori i Beratit lëshon një paralajmërim të fortë, një ditë pas njoftimit të ndëshkimit nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Është specialisti i sporteve në Bashkinë e qytetit, Alban Pambuku, që lexon vendimin e klubit, tepër të acaruar pas vendimit të marrë për ndeshjen ndaj Apolonisë, në Kategorinë e Parë.
Disiplina e dënoi Tomorin me humbje të ndeshjes 0-3 në tavolinë, me zhvillimin e 4 ndeshjeve në fushë asnjanëse pa spektatorë, dhe me gjobë 200.000 lekë, që përgjysmohet. Po ashtu, trajnerët Dule e Paja u pezulluan për 8 ndeshje. Pambuku e sulmon ashpër Komisionin.
Tomori kërkon kthimin e pikëve të fituara ndaj Apolonisë, ndeshjet të luhen në Berat pa tifozë, si dhe faljen e trajnerëve. Nëse skuadra beratase e zbaton këtë vendim të klubit, atëherë rregullorja parashikon humbjen e ndeshjes 0-3 në tavolinë, dhe po ashtu heqjen e tri pikëve në renditje./abcnews.al