Fikayo Tomori ka folur rreth situatës së Milanit dhe sezonit të ri. Kuqezinjtë e mbyllën në barazim pa gola miqësoren e mbrëmjes së kaluar ndaj Valencias, me ekipin spanjoll që fitoi pas goditjeve të penalltive.
Mbrojtësi anglez flet në kanalin zyrtar të klubit edhe rreth sfidës së radhës. Milani do të përballet me Real Madrid në fundjavë (8 gusht, 18:30). “Ndihemi mirë, dëmtime nuk kemi pasur dhe kjo është një gjë pozitive.
Ndeshja me Real Madrid është shumë e vështirë, por është një tjetër mundësi për të kapur ritmin e ndeshjeve. Unë ndihem mirë, ia kam dalë të ruaj formën fizike. Jam gati për sezonin e ri, ndihem shumë i karikuar.
Do të luaj sezoni tim të parë të plotë me Milanin, jam i lumtur, në fakt të gjithë jemi të lumtur. Realisht që ndihem shumë mirë, thjesht shpresoj të vazhdojmë kështu përpara“, deklaroi qendërmbrojtësi i ekipit të Piolit. /abcnews.al