Tom Doshit i “firojnë” kandidatët/ Dorëhiqen dy kandidatë të PSD në Lezhë

schedule23:07 - 14 Prill, 2025

schedule 23:07 - 14 Prill, 2025

Dy kandidate te partise se Tom Doshit ne Lezhe jane dorehequr.

Etmond Stojani dhe Leonard Trokthi, te dy ne listen e hapur, kane dorezuar kerkesen ne KQZ, me argumentin se jane ne pamundesi te pjesemarrjes ne fushate elektorale.

Lezha eshte nje nga qarqet ku Tom Doshi kerkon 1 mandat deputeti, por lista e tij ne kete qark mbetet me 7 kandidate, 2 ne liste te mbyllur e 5 ne te hapur.

Dy vite me pare ne Shengjin, u ekzekutua edhe biznesmeni Ardit Nikulaj, perkrahes i Tom Doshit dhe ish kandidat per keshilltar bashkiak i PSD ne zgjedhjet lokale te 2023.

Ne total, jane rreth 17 kandidate te cilet jane dorehequr nga regjistrimi, per arsye personale, shendetesore apo familjare.

Numri i tyre pritet te rritet pasi disa parti opozitare, per te evituar listat e mbyllura, futen familjare e te aferm, per tu dorehequr me pas, ne menyre qe ti hapet rruga kandidateve nga lista e hapur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!