Tom Doshi i bindur: Marrim 5 mandate, synojmë më shumë, Salianji është rrahur me një tjetër

schedule16:10 - 20 Prill, 2021

schedule 16:10 - 20 Prill, 2021

Kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi, kandidimi i të cilit ka ngjallur reagime të shumta për shkak të thirrjeve të SHBA, ka deklaruar nga Korça se partia e tij synon më shumë se 6 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, 5 prej të cilëve i quan të sigurt.

Doshi deklaroi në një prononcim për mediat se PSD ka dy mandate të sigurta në Shkodër, tre në Tiranë, ku synon edhe më shumë për shkak të shpresës tek elektorati gri, duke shtuar se pritshmëritë janë të mëdha edhe te kandidati i Korçës, për shkak të figurës së tij.

Ai akuzoi forcat e tjera politike se takohen me elektoratin njëherë në katër vite, ndërsa shtoi se në Partinë Demokratike ka pasur sherr, ku sipas tij ish-deputeti Ervin Salianji është rrahur me dikë tjetër. Doshi refuzoi të bënte komente për rolin e presidentit në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Të gjitha partitë bashkë sepse në fund prapë bëhen bashkë të treja. Në darkë mblidhen të gjithë dhe kanë ndarë zonat këtu. Sot ka filluar një luftë e madhe mes partive se kush me marrë vota ma shumë. Do marrë Nikoja apo do marrë Olta apo me radhë sa janë këta. Këta të dy kurse të tjerët nuk I njoh nga afër.

Apo Arjan Jabllari që para ca kohësh ka dash me kandidu për PSD. Te PD mora vesh që janë rrahur me njëri tjetrin, Salianji me një tjetër. Kështu që kjo është e vërteta që po ndodh këtu., Kurse tek partia jonë ekipi punon për Julianin. Ne jemi me i bashkuar korçarët, jo me I përça. Ne jemi vetëm, nuk bashkëpunojmë me asnjë parti tjetër deri mbas 27 prillit që të numërohen votat. Ne të sigurta kemi dy mandate në Shkodër.

Janë tre në Tiranë, por pritshmëria është shumë e madhe në Tiranë. Sepse pritshmëria është edhe tek elektorati gri sepse edhe në sondazhe dalin 30% të lëkundur që nuk janë të bindur për kë  parti do votojnë. Nuk mund të jesh përfaqësues i popullit nëse vjen takon elektoratin njëherë në katër vjet dhe pastaj thua nuk pranon Luli apo Edi. Me informacionit që kam, Juli ka shumë mbështetje se ai nuk është njeri i përçarjes.

Unë për vete jam malësor dhe jam krenar që jam malësor. Nuk mund ta përçash elektoratin sepse kur i shkon i merr votat edhe në Pirg edhe në Korçë dhe nuk mund t’i ndash. Përfaqësuesi politik ka përgjegjësi morale t’i përgjigjet votuesit në zgjedhje. Dhe këtë jam i sigurt që Julian ka për ta bërë më mirë se çdo deputet i çdo force politike në Korçë. Nuk bëj komente për presidentin”, deklaroi Tom Doshi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!