Toli braktis Tiranën, Partizani e Laçi duel për kapitenin e Skënderbeut

schedule09:18 - 7 Qershor, 2022

schedule 09:18 - 7 Qershor, 2022

Ardit Toli kërkon largimin nga Tirana. “Xholi” i bardhebluve, sipas Panorama-Sport, pretendon se i ka përfunduar kontrata me kampionët e vendit.

Nga ana tjetër bardheblutë kundërshtojnë me opsionin “+1” në kontratën e futbollistit. Gjithsesi me gjasa FIFA do ta lërë të lirë Tolin, pasi nuk e njeh prej dy vitesh “+1”-shin në kontrata.

Sa i takon zërave të merkatos, Jorgo Meksi, i cili ka mbajtur shiritin e kapitenit te Skënderbeu, mund të mbetet në Superiore.

Burimi i cituar më lart shkruan se në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë janë Partizani dhe Laçi, ekipe që e kanë tentuar edhe më parë Meksin, por kontrata me Skënderbeun ka qenë pengesë që ai të ndryshonte ekip. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!