Një rekord është vendosur në Lojërat Olimpike të Tokios. 13-vjeçarja japoneze, Momiji Nishiya fitoi medaljen e artë në garën e skateboard, në disiplinën e rrugës, që u përfshi për herë të parë në Olimpiadë.
Në moshën 13-vjeç e 331 ditë, vogëlushja e talentuar bëhet sportistja e dytë më e re që fiton një medalje të artë në historinë e Lojërave Olimpike.
Rekordin e mban notarja amerikane Marjorie Gestring, e cila fitoi medaljen e artë në “Berlin 1936” (hedhje nga trampolina), kur ishte vetëm 13 vjeçe e 268 ditë.
E bukura është që edhe fituesja e medaljes së argjendtë në garën e skateboard, braziliania Rayssa Leal, është po 13 vjeçe. /abcnews.al