Tokio 2020: Gara e 3000 metrave, Luiza Gega renditet e 13-ta në botë

schedule13:10 - 4 Gusht, 2021

schedule 13:10 - 4 Gusht, 2021

Përfundon garimi i Luiza Gegës në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletja shqiptare mori pjesë sot në garën e 3000 metrave me pengesa.

32-vjeçarja u rendit në vendin e 13-të nga 15 pjesëmarrës, teksa regjistroi kohën (9:34.10), 11 sekonda më shumë se pak ditë më parë kur u kualifikua në finale.

 

Medaljen e artë e fitoi Peruth Chemutai, atletja nga Uganda. 22-vjeçarja afrikane regjistroi kohën (9:01.45) dhe i dhuroi vendit të saj medaljen e artë.

Në pod u ngjitën edhe Courtney Frerichs nga SHBA (medalje argjendi) dhe Hyvin Kiyeng nga Kenia (medalje e bronztë). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!