Tokio 2020/ E 44-ta në botë, përfundon aventura e Manuela Delilajt në qitje

schedule11:30 - 30 Korrik, 2021

schedule 11:30 - 30 Korrik, 2021

Sot ka qenë radha e Manuela Delilajt për të konkurruar për Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios. 55-vjeçarja shqiptare mbylli aventurën e saj olimpike në qitje.

Në ditën e dytë ajo garoi në 25 m shpejtësi,rezultat ky që i bashkohet edhe pikëve të grumbulluara dje në garën e precizonit duke rezultuar në totalin prej 556 pikëve, që e rendisin në vendin e 44-t.

Për fat të keq Manuela, ka edhe një lëndim në parakrahun e djathtë ( krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.

Gjithsesi ky është nje rezultat i mire duke pasur parasysh qe prej afro 1 vit e gjysmë, poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë.

I urojmë Manuelës suksese në gara të tjera“, shkruan KOKSH në faqen zyrtare në lidhje me garimin e Delilajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!