Mijëra kilometra larg, por ky është dëmi i madh që toka po i shkakton hënës

schedule11:03 - 5 Shtator, 2020

schedule 11:03 - 5 Shtator, 2020

Sonda hënore e Indisë, Chandrayaan-1, në 2008,  mblodhi të dhëna që kanë çuar në zbulime të shumta përgjatë viteve – duke përfshirë zbulimin se ka molekula uji në sipërfaqen e saj, raporton CNN.

Kur studiuesit e NASA-s dhe Institutit të Gjeofizikës dhe Planetologjisë të Hawai’i analizuan të dhënat, ata u befasuan kur zbuluan  shenja të hematitit në hënë, një formë e oksidit të hekurit e njohur si ndryshk. Ka shumë gurë të pasur me hekur në hënë – por ndryshku prodhohet vetëm kur hekuri është i ekspozuar ndaj oksigjenit dhe ujit, transmeton abcnews.al

“Është shumë e çuditshme”, tha Shuai Li autori kryesor i studimit . “Hëna nuk ka mjedis të përshtatshëm për të formuar hematitin.” Pas muajsh kërkimesh, Li dhe shkencëtarët e NASA-s mendojnë se e kanë zbuluar misterin.

Teoria e tyre

Një nga arsyet është se ndryshku ndodhet në sipërfaqen e hënës  më afër Tokës, duke treguar se kjo dukuri është e lidhur disi me planetin tonë.

Toka është e rrethuar nga një fushë magnetike dhe era diellore e tendos këtë flluskë për të krijuar një bisht të gjatë magnetik në drejtim të erës. Hëna hyn në këtë bisht tre ditë para se të bëhet e plotë, dhe duhen gjashtë ditë për të kaluar bishtin dhe për të dalë në anën tjetër.

Gjatë këtyre gjashtë ditëve, fusha magnetike e Tokës mbulon sipërfaqen e hënës me elektrone, dhe në këtë moment mund të ndodhin shumë dukuri të çuditshme. Grimcat e pluhurit në sipërfaqen e hënës mund të largohen nga Toka dhe pluhuri i hënës mund të formojë  një stuhi pluhuri, sipas NASA-s , transmeton abcnews.al

Li tha, se oksigjeni nga Toka kalon nëpërmjet këtij  bishti magnetik për në hënë, ku bashkëvepron me molekulat e ujit hënor për të krijuar ndryshk. Bishti magnetik bllokon gjithashtu pothuajse të gjithë erën diellore gjatë hënës së plotë – që do të thotë se hëna mbrohet përkohësisht nga shpërthimi i hidrogjenit, duke krijuar mundësinë për të formuar ndryshk, transmeton abcnews.al

Kjo teori mund të shpjegojë gjithashtu pse ndryshku është gjetur në trupa të tjerë, si asteroidët. “Një mundësi mund të jetë që uji dhe ndikimi i grimcave të pluhurit lejon që hekuri në këto trupa të ndryshket”, tha Fraeman. Por disa pyetje mbeten ende pa përgjigje – për shembull, se si uji në hënë ndërvepron me shkëmbinjtë.

Për të zbuluar më shumë të dhëna për këto mistere të pazgjidhura, NASA po ndërton një version të ri më të dhënat ekzistuese në lidhje me përbërjen minerale të hënës./so.ba./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!