Toka ka më shumë lloje pemësh sesa menduam

schedule04:49 - 2 Shkurt, 2022

schedule 04:49 - 2 Shkurt, 2022

Ka 14% më shumë lloje pemësh sesa mendohej më parë, sipas asaj që studiuesit e quajnë vlerësimin e parë “të besueshëm shkencërisht”. Nga 73,300 specie të vlerësuara, studiuesit parashikojnë se janë 9,200 që ende nuk janë zbuluar. Por shumica e specieve të rralla janë në pyjet tropikale, duke u zhdukur shpejt për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shpyllëzimit.

Studimi bazohet në një bazë të dhënash me dhjetëra miliona pemë në më shumë se 100,000 parcela pyjore në mbarë botën. Studiuesit përdorën teknika statistikore për të parashikuar numrin e mundshëm të llojeve të pemëve, duke korrigjuar boshllëqet në të dhënat ekzistuese raporton gazetarja Helen Briggs e “BBC-së”.Gjetjet sugjerojnë se duhet bërë më shumë për të mbrojtur format e pabesueshme të jetës që nevojiten për ushqim, lëndë drusore dhe ilaçe dhe për të luftuar ndryshimet klimatike duke thithur dioksid karboni nga ajri.

Studiuesi kryesor profesor Peter Reich, i Universitetit të Minesotës në St Paul, tha se gjetjet theksuan cenueshmërinë e biodiversitetit global të pyjeve. “Të dhënat tona do të na ndihmojnë të vlerësojmë se ku është më i kërcënuar biodiversiteti,” i tha ai “BBC News”. Pyjet e ndryshme natyrore janë më të shëndetshmet dhe produktivët, të rëndësishëm për ekonominë globale dhe natyrën. Shumica dërrmuese janë në vendet tropikale ku shpyllëzimi shkaktohet kryesisht nga rritja e përbërësve të ushqimit të ngrënë në Perëndim, si mishi i viçit, vaji i palmës, soja, ndryshimi i klimës dhe zjarret.

Profesori Yadvinder Malhi, i Universitetit të Oksfordit, tha se pyjet tropikale ishin “arka e thesarit global të biodiversitetit” dhe thithës të rëndësishëm të emetimeve të dioksidit të karbonit, duke ngadalësuar ngrohjen globale.“Ky studim tregon se pyjet tropikale janë edhe më të larmishëm në pemët e tyre nga sa kishim imagjinuar më parë,” tha ai. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!