Tmerri në mijëra metra lartësi, pasagjeri filmoi momentin e shpërthimit të motorit të avionit

schedule11:43 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:43 - 23 Shkurt, 2021

Përgjatë udhëtimit për në Honolululu në SHBA, një avion Boeing 777 ka pasur probleme me një prej motorëve të tij, dhe në udhëtim e sipër ka marrë flakë.

Një pasagjer që po udhëtonte në avion ka treguar momentin e shpërthimit. Ai ripostoi një video që kishte postuar në dhjetor të një avioni Boeing 777 – i njëjti si avioni, motori i të cilit mori flakë gjatë fluturimit.

Videoja që ka postuar pasagjeri në rrjetet sociale është filmuar  gjatë një fluturimi për në Japoni. Avioni u nis nga Aeroporti Naha në Okinawa për në Japoni më 4 Dhjetor, kur ai dëgjoi papritur një zhurmë të fortë.

Ai vështroi nga dritarja dhe pa një pjesë të madhe  metalike që varej nga motori i majtë i avionit. Më vonë u konfirmua që motori ishte shkëputur në rreth 16,000-17,000 lartësi ndërsa avioni po ngrihej.

“Isha në panik, gjatë gjithë kohës mendoja që do të vdisja,” tha ai, duke shtuar se pilotit iu desh të bënte një ulje emergjente rreth 40 minuta pas ngritjes.

Pasagjeri tha nëse do të mendonte momentin e vdekjes do të çmendej kështu që u përqendrua të filmonte situatën.

Rikujtojmë se avioni Boeing, me 231 pasagjerë dhe 10 pjesëtarë të ekuipazhit në bord, arriti të ulej në aeroportin e Denverit, dhe fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të dëmtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!