Terror në spitalin e Korinthit, kur një 25 vjeçar hyri me një bidon benzinë duke kërcënuar mjekët. Mjekët dhe infermierët që më parë e kishin ekzaminuar të riun, u përpoqën ta bindin që të linte bidonin, por ai vazhdoi t’i kërcënonte.
Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, 25 vjeçari është larguar me vrap. Kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Korinthit, Chrysovalantis Mellos, tha se 25 vjeçari shkaktoi kaos pasi në urgjencë kishte shumë njerëz.
Siç ka deklaruar ai, pa ndihmën e pacientëve të tjerë, të cilët kanë marrë edhe kërcënime, situata nuk mund të shpëtohej./abcnews.al