Një burrë i dënuar për përdhunim akuzohet se ka kryer akte të tmerrshme ndaj ish gruas së tij. 39 vjeçari Azamat Estebesov torturoi pa mëshirë për orë të tëra 36 vjeçaren Asel Nogoibaeva duke i prerë veshët dhe hundën ndërsa detyroi djalin e tyre 10 vjeçar të shikonte të gjithë skenën e tmerrshme.
Ngjarja ka ndodhur në Kirgistan. Përdhunuesi ka sulmuar nënën e dy fëmijëve teksa po e çonte djalin në shkollë. Pasi e ka imobilizuar, e ka tërhequr zvarrë atë dhe fëmijën në banesën e tyre. Ka qenë një fqinj i tyre i cili ka dëgjuar britmat e gruas dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
“Menjëherë thirra policinë. Kur u hap dera, ai doli me vrap nga kuzhina dhe sulmoi policinë përpara se të arrestohej. Kishte gjak në të gjithë banesën. Aseli ishte i mbuluar me gjak. I preu hundën dhe veshët. Kockat dukeshin nga prerjet me thikë. Ai e torturoi atë me mizori të vërtetë. Ai i bërtiste asaj se do ta godiste më shumë nëse do ta denonconte në polici”, tha fqinji në deklaratën e tij./abcnews.al