Kazakistani ditët e fundit po përballet me një gjendje të jashtëzakonshme ku deri më tani për shkak të trazirave kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë.
Presidenti i vendit Kasim-Yomart Tokayev në urdhrin e tij të fundit u ka thënë ushtarëve që të qëllojnë pa paralajmëruar në drejtim të protestuesve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kreu i shtetit ka theksuar ndër të tjera se rreth 20 000 kriminelë kanë sulmuar Almatyn, në qendër të protestave të shkaktuara nga rritja e karburantit në Kazakistan.
Ndërkohë për incidentet e dhunshme, Tokayev fajësoi “terroristët” të trajnuar jashtë vendit, por nuk dha asnjë provë.
Në fjalën e tij, Tokayev ndër të tjera ka falënderuar homologun e tij rus, Vladimir Putinin për dërgimin e trupave në vend dhe theksoi se prania e tyre është e përkohshme në Kazakistan. Kujtohet se forcat paqeruajtëse të Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë e vendeve të ish-BRSS nën kujdesin e Rusisë, ndodhen tashmë në Kazakistan.e.su./abcnews.al