Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“T’ka motra yll”, Ilda Bejleri prezanton për herë të parë publikisht vëllain balerin

schedule21:34 - 13 Nëntor, 2021

schedule 21:34 - 13 Nëntor, 2021

Moderatorja e njohur e Dance Reality Show “T’ka mami yll”, Ilda Bejleri ka prezantuar për herë të parë publikisht të vëllain e saj, balerin e famshëm, Bledi Bejlerin.

Ajo e ka ftuar mbrëmjen e sotme në spektakël, ku ka treguar dhe lidhjen e fortë që kanë pasur ata si familje me baletin.

Mes shumë emocionesh, Ilda ka treguar se i vëllai e ka lidhur me kërcimin që në fëmijëri dhe i ka mësuar se kjo rrugë është një betejë shumë e vështirë, që duhet të luftosh për t’ia dal mbanë.



“Përpara se të nisim me sfidat e kësaj nate, unë dua të ftoj dikë në skenë. Në fakt është dikush që më ka lidhur mua kërcimin që në fëmijërinë time, sepse çdo sfidë e tij më është dukur se ka qenë dhe sfida ime. Çdo emocion i tij në skenë ka qenë po aq i fortë, vërtetë, e them me gjithë zemër këtë. Ai më ka mësuar se çfarë është baleti dhe se sa e fortë është beteja për t’ia dal mbanë sidomos në këtë profesion të vështirë. Vjen sot si i ftuar special, Bledi Bejleri. T’ka motra yll, t’ka”, tha moderatorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!