Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“T’ka mami yll” fillon sonte spektaklin e vërtetë në skenën e madhe, zbulohen surprizat e para

schedule17:34 - 16 Tetor, 2021

schedule 17:34 - 16 Tetor, 2021

“T’ka mami yll” është “Dance Reality Show”, që prej dy javësh ka mbërthyer shikuesit në ekranin e ABC të shtunave në orën 21:00.

Mbas dy netësh audicione ku janë përzgjedhur 16 konkurentët zyrtarë, sot spektakli do të vijë me një tjetër dimension në skenën e madhe në moderimin e bukuroshes Ilda Bejleri.

Mbrëmjen e sotme pritet pikërisht të fillojë spektakli i vërtetë me sfidat, kërcimet dhe debatet, ku protagonistë nuk do të jenë vetëm fëmijët, por edhe mamatë e tyre, të cilat nuk do të ngurojnë të ndajnë edhe emocionet përmes historive personale se si ja kanë dalë të jenë një ndihmë shumë e madhe për pasionin e të vegjëlve.

Ndërkohë juria me kryetar Albi Nakon, koreografja Riselda Sejdia dhe gazetarja Erjona Rusi do të jenë si gjithmonë ata që do të vendosin pikën mbi “i” për vlerësimin e balerinëve të së ardhmes.

“T’ka mami yll” nuk do të jetë thjeshtë një spektakël, por nuk do të mungojnë surprizat. Gjithçka do të nis sonte, ku që në fillim të natës do të keni mundësinë të shihni mamatë të kërcejnë përkrah fëmijëve të tyre.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!