Tjetërsimi pronave si tokë shtet tek Rana e Hedhun, Apeli i hap rrugë regjistrimit

schedule15:35 - 30 Maj, 2024

schedule 15:35 - 30 Maj, 2024

Gjykata e Apelit ka rrezuar vendimin e Gjykatës së Lezhës duke i hapur rrugë regjistrimit si prone shtet të sipërfaqeve që u tjetërsuan tek Rana e Hedhun në Shengjin, e për të cilin u dënuan disa zyrtarë përfshirë edhe ish kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë te kalimit ne favor te shtetit te pasurive te sekuestruara me vendimin nr.304 date 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 date 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt te procedimit penal nr.671 te vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mije metra katror.

Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrezuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për kthimin e kësaj sipërfaqeje në favor të shtetit, por tashme është Apeli qe i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!