Tjetërsimi i tokës shtetërore në Sarandë, gjykata liron 4 zyrtarët e arrestuar

schedule14:44 - 4 Qershor, 2022

schedule 14:44 - 4 Qershor, 2022

Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për zyrtarët e bashkisë që u arrestuan disa ditë më parë. Gjyqtari Shkëlzen Licaj ka liruar 4 nga 6 te arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Sarandes për tjetërsimin e mbi 10 mijë m2 truall në bregdet me dokumenta te falsifikuara.

Prokurori Kledian Llaho kishte kërkuar “arrest ne burg” për 5 nga të arrestuarit dhe “arrest në shtëpi” për Rovena Alikajn. Pas 3 orë e gjysmë seance, gjyqtari ka vendosur ndryshimin “arrest në shtepi” për Pandi Zhongen, Drejtor i Urbanistikes në bashki, Rovena Alikajn, juriste në ASHK, Arhondia Caraj, përfituese trualli dhe Valter Llomi, përfitues trualli.

Ndërkohë, Aleko Anagnosti noter dhe Fredi Merkuri përfitues, u lanë në “arrest në burg” me afat 45 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!