Tjetërsimi i pronave në Lezhë, dënohen vëllai dhe motra e ish-deputetit me 9 të akuzuar

schedule20:03 - 3 Shkurt, 2021

schedule 20:03 - 3 Shkurt, 2021

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë sot dënimet për të akuzuarit për dosjen (një fraksion i 339) e tjetërsimit të pronave në Lezhë. 11 të akuzuar kanë qenë përpara gjykatës për këtë dosje mes të cilëve vëllai dhe motra e ish-deputetit Arben Ndoka, Xhevi dhe Mimoza Ndoka. Xhevi Ndoka u dënua me 6.8 vite burg, ndërsa Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht, raporton gazetarja e ABC, Glidona Daci.

Dënimet
Xhevi Ndoka 6.8 vite burg
Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht
Emanuel Gjura 4.8 vite
Zef Lazri 8 muaj
Blendi Ndoka 3.6 vite
Luigj Paloka 4.8 vite me kusht
Paulin Simoni 3.4 vite
Vlash Gaxulli 2 vite me kusht
Genc Zeneli 2 vite me kusht
Kol Lleshi 2 vite me kusht
Marjeta Perskura 1.4 vite me kusht

Po me ish-deputetin çfarë ndodhi?

Gjykata e Lezhës në datë 23 nëntor i hoqi masën e “arrestit të shtëpisë” ish deputetit të PS, Arben Ndoka. Vendimi erdhi ndërkohë që më herët procesi ndaj tij lidhur me akuzat për tjetërsimin e pronave u veçua dhe u dërgua nga Gjykata e Posaçme në Lezhë.

Arben Ndoka sipas gjykatës së Lezhës do hetohet me masë sigurie “detyrim paraqitje”. Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme vazhdoi me pjesën tjetër të grupit mes tyre me vëllanë dhe motrën duke i dënuar sot. Vëllai i ish-deputetit u dënua edhe pak ditë më parë për dosjen e heroinës në Has (Lexo ketu).

Arben Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge.  Aty prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun” në Lezhë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!