Tjetër zhgënjim në Kupën e Afrikës, kampionët në fuqi japin “lamtumirën” që në fazën e grupeve

schedule09:56 - 24 Janar, 2024

schedule 09:56 - 24 Janar, 2024

Ishin padyshim mes favoritëve, mirëpo duket se asgjë nuk ka shkuar siç duhet, në këtë edicion të Kupës së Afrikës, për Kombëtaren e Algjerisë. Të ashtuquajturit “Luftëtarët e Shkretëtirës” kanë pësuar një humbje shokuese në përballjen e fundit, të fazës së grupeve, teksa në “Stade de la Paix”, të Buakes janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga Mauritania, duke e lënë më herët seç pritej kompeticionin.

Pavarëisht se kanë në ekip “yje” si Riyad Mahrez, Youcef Atal, Rayan Ait-Nouri, Aouar e Ounas, përfaqësuesja e Algjerisë zhvilloi performanca katastrofike, në këtë edicion të Kupës së Afrikës, me 2 herë fituesit e këtij edicioni, që përveç humbjes zhgënjyese arritën të regjistronin edhe 2 barazime, ndaj Burkina Fasos, me rezultatin 2-2 e Angolës, 1-1, duke u pozicionuar kështu të fundit, në grupin D.

Kështu, “Luftëtarët e Shkretëtirës” i bashkohen “Yjeve të Zinj”, të Ganës, si zhgënjimi i radhës i këtij edicioni, të Kupës së Afrikës, ndërkaq, listës së të kualifikuarve, tashmë i shtohen edhe katër përfaqësuese të tjera, Senegali, Kameruni, Angola, Burkina Faso e Guinea, ndërsa këtë të enjte pritet të zhvillohen edhe 4 sfidat e fundit të fazës së grupeve, për të mësuar zyrtarisht përballjet e 1/8-ve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!