Tjetër tragjedi, mbytet një 17-vjeçar në ujërat e lumit Drin

schedule16:43 - 31 Korrik, 2020

schedule 16:43 - 31 Korrik, 2020

Mbytet një i mitur në ujërat e lumit Drin në afërsi të Luznisë. Viktima është një 17-vjeçar me iniciale E.Z.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se 17-vjeçari dyshohet se ka qenë duke bërë rafting me kajak bashkë me dy shokë dhe ka rënë prej tij në një vend pranë Urës së Telit , ku lumi Drin është i rrëmbyeshëm.

Dy shokët e tij kanë shpëtuar , ndërsa E.Z është gjetur nga disa pushues rreth 5 km më poshtë në fshatin Selane.

Ndërkohë ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes.

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur pak minuta pasi u raportua një 30-vjeçar i mbytur në lumin Vjosë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!