Pasi shkruajtën historinë duke drejtuar për herë të parë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League, SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Koleta Prenga të premten regjistruan suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare.
Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume së bashku me Koleta Prengës si asistente gjykuan ndeshjen miqësore të vajzave, Itali-Irlandë. Sfida e luajtur në stadiumin “Viola Park” të Firences përfundoi me rezultatin 0-0 dhe arbitret shqiptare patën një performancë shumë të mirë.
Emanuela Rusta, Erinda Kume, Edjena Kapxhiu, Eglantina Pjetrushaj, Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga janë arbitret shqiptare të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.
Gjykimi në nivele të tilla dhe besimi i UEFA-s tregon edhe një herë tjetër rritjen e arbitrimit shqiptar edhe në nivele të larta të skenës së futbollit europian e botëror. /FSHF