Skenarët dhe hipotezat e ndryshme në lidhje me përfundimin e këtij sezoni në Serie A jën të shumta. Presidenti i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina zbulon një tjetër opsion për Radio Anch’io Sport.
“Të gjithë dëshirojmë që kampionati të përfundojë deri në fund të qershorit, por do të jetë e vështirë të ndodhë. Po punojmë me idenë që jeta vazhdon pas këtij cunami. Duhet të rinisim aktivitetin tonë, edhe pse po lundrojmë në një atmosferë mjegulle.
3 prilli është afër, unë jam shprehur gjithmonë për fillimin e majit për të nisur aktivitetet sportive. Nuk përjashtoj asnjë opsion, një hipotezë është ajo e mos dorëzimit të titullit kampion ose ndeshjeve play-off dhe play-out.
Kampionati mund të mbyllet edhe në dy sezone të ndryshme, nuk e përjashtoj këtë opsion. Ka shumë kuriozitet dhe vëmendje, por askush nuk është në gjendje për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë nesër”, përfundon kreu i futbollit italian. /abcnews.al