Tjetër “shuplakë” për Benzema, nuk vlen as për Algjerinë

schedule22:25 - 17 Nëntor, 2019

schedule 22:25 - 17 Nëntor, 2019

Karim Benzema ka shënuar 27 gola në 81 ndeshje të zhvilluara me Francën, por që prej vitit 2015 nuk zbret në fushë për kombëtaren e tij. Shantazhi që i bëri shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena, në lidhje me një video intime, ndikoi që drejtuesit e Federatës ta përjashtonin.

Kreu i futbollit francez konfirmoi qëndrimin e tij dhe u shpreh se Benzema nuk do të luajë kurrë më me “Gjelat”. Sulmuesi i Real Madrid replikoi me të dhe kërkoi gjatë ditës së djeshme për të luajtur me një kombëtare tjetër.

Noel, mendova se ti nuk ndërhyn aspak te zgjedhjet e trajnerit. Ta dish se vetëm unë e vendos kur tërhiqem nga Franca. Nëse mendon se jam i mbaruar, më lejo të luaj për një nga kombëtaret tjera dhe do ta shohësh“, u shpreh 31-vjeçari me origjinë nga Algjeria.

Gjithsesi, askush nuk e dëshiron më lojtarin e “Los Blancos”. Kombëtarja e origjinës së prindërve të tij mbetet një opsion, por ndryshe mendon Djamel Belmendi, trajneri i skuadrës afrikane. “Kam Bounedjah, Slimani, Delort dhe Soudani… Jam shumë i lumtur me lojtarët që kam në dispozicion”, komenton shkurt trajneri i Algjerisë, duke lënë “thatë” Karim Benzema. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!