Shumë “aktorë” të futbollit e kanë mbajtur të fshehtë faktin që ishin prekur nga koronavirusi. Tani që situata është normalizuar disi, kanë filluar ta zbulojnë sekretin dhe një prej tyre është Michael Keane, mbrojtësi i Everton.
“Ika të luaja golf pas një seance stërvitore dhe nuk ndihesha mirë. Nuk kisha kollë, por ndihesha i lodhur dhe djersija gjatë natës. Të nesërmen nisa të vrapoja, por u ndala pas tre minutave.
Nuk kisha më fuqi, aty e kuptova se diçka nuk shkonte. Bëra testin dhe mora përgjigjen pas gjashtë ditëve: isha pozitiv. Fillova ta marr veten, por m’u desh kohë të kthehesha në gjendje normale.
Tani mezi po pres të rikthehem në fushë. Tre muaj pa futboll më janë dukur sa një jetë“, deklaron 27-vjeçari i skuadrës së Carlo Ancelottit. Keane është edhe pjesë e kombëtares angleze, teksa numëron 10 ndeshje dhe 1 gol të shënuar me “Tre Luanët”. /abcnews.al