Manuela Delilaj ka garuar edhe ditën e sotme, teksa radhën e kishte disiplina e 25 metra pistoletë, precizion në qitje sportive. Edhe këtë herë ajo nuk ka mundur të regjistrojë një rezultat pozitiv, duke u renditur e 10-ta (e fundit) në baterinë e saj në kualifikuese.
Ndërkohë, Komiteti Olimpik Shqiptar e konsideron pozitive këtë paraqitje të qitëses sonë dhe e arsyeton me faktin që Delilaj ka një dëmtim në dorën e djathtë. Delilaj ka një tjetër garë për të zhvilluar ditën e nesërme.
POSTIMI I KOKSH – Manuela Delilaj ka përfunduar garën e parë të 25m pistoletë precizion në qitje sportive, me rezultatin e 280 pikëve në total të grumbulluara. Kjo garë ishte një performancë e mirë, duke pasur parasysh që Manuela ka një lëndim në parakrahun e djathtë.
Gjithashtu ju rikujtojmë se pjesa e dytë e garës, 25 m pistolete shpejtësi (rapid) do të zhvillohet nesër në të njëjtën orë (ora 09:00 lokale). /abcnews.al