Një tjetër rast me koronavirus është zbuluar në Serie A dhe këtë herë vjen nga ekipi i Fiorentinës. Bëhet fjalë për sulmuesin, Jose Callejon, i cili është karantinuar menjëherë sapo ka marrë përgjigjen e tamponit.
“ACF Fiorentina deklaron se është zbuluar një rast pozitiv gjatë testimeve të fundit. Lojtari i infektuar është Jose Maria Callejon, i cili aktualisht është në izolim. Fatmirësisht ai është asimptomatik.
REPORT CALLEJON |?
ACF Fiorentina comunica che nell’ambito dei test preventivi per la rilevazione del Covid-19 è stato riscontrato un caso di positività. Il tesserato in questione è Josè Maria Callejon che, asintomatico, è già in isolamento.
▶️ https://t.co/McNGw6Mka2 pic.twitter.com/46n40RNAEL
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) November 6, 2020
Tashmë grupi i lojtarëve dhe stafi teknik do të grumbullohen së bashku dhe do të ndjekin të gjithë protokollet mjekësore”, është deklarata zyrtare e klubit violë. Kujtojmë se ata ishin në përgatitjet e fundit për duelin e nesërm në transfertën e Parmes dhe tashmë do t’i duhet të luajnë pa sulmuesin anësor. /abcnews.al