Tjetër rast me koronavirus në Spanjë, infektohet mesfushori i kombëtares

schedule17:57 - 9 Maj, 2020

schedule 17:57 - 9 Maj, 2020

Tjetër rast pozitiv me koronavirus në Spanjë. Ditën e djeshmë u lajmërua për infektimin e Renan Lodit, mbrojtësit brazilian të Atletico Madrid, ndërsa më parë i kishte ndodhur e njëjta gjë Alex Remiro të Real Sociedad.

Sot është prekur edhe Granada, skuadër që renditet në vend të nëntë në La Liga. Testet kanë nxjerrë pozitiv Yangel Herrera, i cili këtë sezon ka shënuar dy gola në kampionat. Mesfushori 22-vjeçar është titullar i kombëtares së vendit të tij, Venezuelës.

Herrera nuk ka patur asnjë simptomë dhe gëzon një shëndet shumë të mirë. Për fatin e tij të keq, do i duhet të kalojë rreth 10 ditë në karantinë. Më pas do të kryejë testet e tjera, me shpresën që rezultatet të jenë fatlume. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!