Tjetër rast me Covid në Serie A, e pëson qendërmbrojtësi i njohur

schedule14:11 - 20 Nëntor, 2020

schedule 14:11 - 20 Nëntor, 2020

Tjetër rast pozitiv me Covid-19 në Serie A. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e Cagliari, Diego Godin. Ka qenë vetë klubi italian që ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate zyrtare në faqen e klubit dhe tashmë lojtari është izoluar dhe po ndjek me kujdes protokollet mjekësore.

“Cagliari Calcio njofton se në testet e fundit anti-Covid ka rezultuar pozitiv Diego Godin. Lojtari është kthyer ditën e djeshme nga grumbullimi me Uruguajin dhe iu nënshtrua menjëherë tamponit. Ai nuk pati asnjë kontakt me anëtarët e ekipit apo stafit dhe është izoluar menjëherë sipas rregullave të Federatës dhe Ministrisë së Shëndetit.

Tamponit iu nënshtrua dhe Nahitan Nandez, i cili gjithashtu u kthye dje nga Uruguai. Lojtari fatmirësisht rezultoi negativ, por klubi në bashkëpunim me stafin mjekësor ka vendosur për të mos ta grumbulluar atë në ndeshjen kundër Torinos. Kjo masë merret në mënyrë që të mbrojë të gjithë personat në klub dhe kontaktet që ai ka patur”, shkruhet në deklaratën e Cagliarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!