Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë mbrëmjen e sotme. Një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Kombinatit.
Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10, ndërkohë që i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.” / abcnews.al /


