Një tjetër ngjarje është shënuar ditën e sotme në Klos. Pas krimit në familje, ky dyshohet se ishte gruaja me vajzën që vranë kryefamiljarin, këtë herë është shënuar një tjetër ngjarje në fshatin Bërshi për motive pronësie.
Motër dhe vëlla N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe janë konfliktuar për motive pronësie dhe më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”./ Abcnews.al