Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tjetër medalje për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, Erkand Qerimaj fiton të argjendën

schedule19:26 - 2 Korrik, 2022

schedule 19:26 - 2 Korrik, 2022

Shqipëria nuk ndalet në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, pasi ka siguruar medaljen e katër. Këtë herë është Erkand Qerimaj që ka arritur të fitojë medaljen e argjendë me shkëputje.

Peshëngritësi mori medaljen në stilin me shkëputje të peshave 73 kg, në një garë që nuk kaloi pa polemika, ku sërish u bënë protagonistë gjyqtarët, pasi peshëngritësi shqiptarë “dështoi” në dy provat e para me 148 kg, ndërsa prova e tretë rezultoi edhe e vërteta me peshën 149 kg.

Çuditërisht dy nga tre gjyqtarët e konsideruan fillimisht provën të pa rregullt. Kjo gjë solli protesta të forta nga Qerimaj, trajneri Sokol Bishanaku dhe presidenti i FSHP-së Elez Gjoza. Më  pas në rishikim, gjyqtaria vendosi ta quante si provë të rregullt.



Ky rezultat i jepte momentalisht të artën shkodranit, por në provën e fundit italiani Mirko Zanni ngriti 150 kg, duke e marrë ai vendin e parë. Kjo ishte medalja e katërt për Shqipërinë në “Oran 2022”, pasi më parë kanë fituar medalje ari atletja Luiza Gega, mundësi Zelimkhan Abakarov, ndërsa një bronzi e ka marrë mundësi Islam Dudaev. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!