Tjetër lëvizje në Premier League, Arsenali përforcohet sërish në mbrojtje

schedule19:50 - 29 Janar, 2020

schedule 19:50 - 29 Janar, 2020

Arsenali ka pasur probleme në mbrojtje muajt e fundit dhe duket se trajneri Mikel Arteta, e ka rregulluar këtë gjë, me dy afrimet më të fundit.

Pablo Mari, qendërmbrojtësi spanjoll, u zyrtarizua pak orë më parë si futbollist i “Topçinjve”, ndërsa anësori Cedric Soares pritet të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Siç raportojnë mediet britanike, akordi mes Arsenalit dhe Southampton është gjetur dhe mbrojtësi portugez, do të huazohet tek Arsenali deri në fund të sezonit. Gjithashtu, “Topçinjtë” do të kenë mundësinë të sigurojnë kartonin e tij për 5 milion euro në fund të sezonit.

Arsenali ka probleme në krahun e djathtë të mbrojtjes, pasi aktualisht ka alternativë vetëm Hector Bellerin, por spanjolli ka vuajtur disa herë nga dëmtimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!