Tjetër largim nga Tirana, “fantazisti” i mesfushës largohet nga “Bardheblutë”

schedule16:56 - 3 Qershor, 2024

schedule 16:56 - 3 Qershor, 2024

Duket se largimet nuk kanë fund nga “Bardheblutë” këtë verë. Pas Bruno Lulaj, Kristal Abazaj, Patrick e Regi Lushkjes, një tjetër emër i rëndësishëm i kryeqytetasve të Tiranës njoftoi këtë të hënë largimin nga rekordmenët e kampionatit shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin 26-vjeçar, Ardit Deliu, i cili u bashkua me Tiranën në verën e 2022-shit dhe për dy vite luajti rol të rëndësishëm në ekipin “Bardheblu”. Njoftimi erdhi nga vetë “fantazisti”, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale bën me dije se nuk do të jetë pjesë e klubit edicionin e ardhshëm.

“Krenar për çdo moment të kaluar me KF Tirana! Faleminderit për mbështetjen dhe kujtimet e paharrueshme. Koha për një sfidë të re, por përgjithmonë mirënjohës ndaj çdo pjesëtari të këtij rrugëtimi”,- shkruan Deliu, në postimin e tij në rrjetet sociale. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!