Tjetër largim nga Laçi, Velija “braktis” kurbinasit për skuadrën e vendlindjes

schedule18:55 - 7 Qershor, 2022

schedule 18:55 - 7 Qershor, 2022

Pas Ardit Deliut dhe kapitenit Aleksandër Ignjatovic, një tjetër futbollist ka vendosur të largohet nga Laçi. Bëhet fjalë për mesfushorin Bashkim Velija, i cili nuk do të jetë më pjesë e kurbinasve për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tetovari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar ambientin bardhezi, pas qëndrimit të tij 1-vjeçar në “Abissnet Superiore” ku zhvilloi 44 ndeshje me fanellën e Laçit.

“Nëpërmjet këtij postimi dua t’iu njoftoj se kontrata dhe eksperienca ime me Laçin ka përfunduar pas një viti të suksesshëm.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, trajnerë, Shpëtim Duro dhe Mirel Josa që më ofruan dhe më dhanë mundësinë të ndjehem i vlerësuar. Falenderoj gjithashtu edhe stafin teknik, bashkëlojtarët të cilët ma bënë më të lehtë qëndrimin tim te skuadra e Laçit.

Falenderoj gjithashtu pa masë edhe gjithë tifozët laçjanë që gjithmonë më kanë përkrahur dhe më kanë bërë të ndihem i lumtur.

Iu uroj shumë suksese bashkëlojtarëve dhe trajnerit në sfidat e ardhshme, dhe sa më shumë gëzime për tifozët”, ka shkruar mesfushorit tetovar.

Sipas “ infoSport.mk” Velija do të rikthehet të luajë në vendlindje, teksa pritet të veshë fanellën e Renovës, ku për të do të ishte një rikthim pasi me skuadrën tetovare ka luajtur vite më parë.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!