Lajmet nga Meksika vazhdojnë të jenë tragjike, pasi përveç grabitjes në shtëpinë e familjes së yllt të klubit të AEK-ut, Rodolfo Pzarro, që rezultoi me vdekjen e tezes dhe plagosjen e nënës së tij, u bë e ditur edhe një vrasje brenda stadiumit.
Konkretisht dje, lojtari 31-vjeçar, Sergio Alberto Jauregui, i cili luante në klubin amator Aroseros de Cuautla, u vra me gjashtë plumba gjatë një ndeshje në stadiumin Santa Ynez në qytetin e Cuautla.
Sipas dëshmitarëve, një person i armatosur, i cili lëvizte me motoçikletë, ka hyrë në stadium dhe ka qëlluar duke plagosur për vdekje 31-vjeçarin, i cili në atë moment ndodhej në stolin e rezervave./ h.ll/abcnews.al
#Seguridad | Sergio Alberto Jáuregui, exjugador del equipo de futbol Arroceros Cuautla, le fue arrebatada la vida en la cancha Santa Inés en Cuautla ??⚽️https://t.co/O97yqaBn8F
— El Sol de Cuautla (@ElSoldeCuautla) January 28, 2024