Mjeku i njohur vlonjat Bledi Nini humb betejën me koronavirusin në moshën 48-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka dhënë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Ai thotë se virusi nuk është lojë mediatike prandaj duhet të kujdesemi për vete duke zbatuar masat parandaluese. Nini shërbente si mjek ORL në QSUT.
“U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua.
Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”, shkruan Leli./mv.abcnews.al