Tjetër “goditje” për “bardheblutë”, dëmtohet rëndë Gentian Selmani

schedule08:36 - 4 Gusht, 2023

schedule 08:36 - 4 Gusht, 2023

Pavarësisht humbjes, gjë e cila ishte e pritshme ndaj një kundërshtari si “gjigandët” turq të Besiktas, në kualifikueset e një kompeticioni jo pak të rëndësishëm evropian, siç është dhe Conference League, “bardheblutë” e Tiranës kanë marrë dhe një “goditje” tjetër.

Bëhet fjalë për portierin Gentian Selmani, i cili doli i dëmtuar nga fusha e lojës, rreth minutës së 30’ të lojës dhe tanimë është mësuar gjendja e “gardianit” të “bardhebluve” dhe lajmi nuk do t’i pëlqejë aspak tifozëve.

Selmani ka thyer këmbën, të paktën kështu ka bërë me dije fillimisht stafi mjekësor i klubit e më vonë vetë tekniku Shehi dhe pritet që “gardiani” 25-vjeçar, të mungojë për një kohë të gjatë në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!