Tjetër goditje e Milan në merkato, një “tulipan” për Piolin

schedule14:11 - 15 Korrik, 2023

schedule 14:11 - 15 Korrik, 2023

Milan ka arritur të gjejë marrëveshjen totale për transferimin e lojtarit holandez, Tijjani Reijnders nga AZ Alkmaar.

Oferta e kuqezinjve për klubin holandez ishte 20 milionë euro plus bonuse dhe oferta është pranuar. Gjithashtu lojtari në fjalë nuk e ka menduar dy herë, pasi që në momentin e parë që ka dëgjuar për interesimin e Milanit, ka pranuar menjëherë transferimin.

Javën e ardhshme priten vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi për mesfushorin 24-vjeçar./h.ll/abcnews.al