Tjetër “garë” në PD, deputetët e Berishës dorëzojnë kërkesë për heqjen e mandatit të Xhaçkës

schedule15:42 - 8 Korrik, 2022

schedule 15:42 - 8 Korrik, 2022

Në Këshillin e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë  është dorëzuar sot një tjetër kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka.

Këtë herë, kërkesa është bërë nga 14 deputetë të “Rithemelimit”. Dokumenti nuk është firmosur nga Sali Berisha, duke e bërë këtë të pranueshme nga Partia Socialiste kërkesën. PS ka vënë kushtin se nuk do të miratojë asnjë kërkesë që mban firmën e Berishës, për shkak se është i shpallur “non grata” nga SHBA.

Më herët një kërkesë e tillë është depozituar në Kuvend edhe nga deputetët demokratë, që nuk janë pjesë e “Rithemelimit” dhe nuk mbështesin ish-kryeministrin Berisha.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për kërkesën e këtyre te fundit u zhvillua sot, por në të nuk mori pjesë ministrja Xhaçka.

Fjalën e Xhaçkës e tha avokati mbrojtës i saj,  Genc Çifligu, i cili deklaroi se ministrja nuk ka përfituar asgjë prej faktit që bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi që është shpallur investitor strategjik.

/abcnes.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!