Një tjetër garë është shtyrë në Formula 1. Botërori i këtij viti nuk ka nisur akoma si pasojë e koronavirusit. Çmimi i madh i Montrealit ishte programuar të zhvillohej në datë 14 qershor, por pilotët nuk do të garojnë atë ditë.
“Grand Prix e Kanadasë e vitit 2020, që ishte programuar të zhvillohej në data 12-14 qershor, është pezulluar”, lexohet në njoftimin zyrtar të Formula 1 në rrjetet sociale. Kjo është gara e nëntë që shtyhet prej COVID-19.
Pas Australisë, Bahreinit, Vietnamit, Kinës, Gjermanisë, Spanjës, Monakos dhe Bakusë, është Kanadaja, një ndër pistat më të bukura, “viktima” e radhës në sportin e shpejtësisë. /abcnews.al
The 2020 Canadian Grand Prix, scheduled to take place June 12-14, has been postponed
— Formula 1 (@F1) April 7, 2020