Coronavirus është problemi më i madh që globi po has këto kohë dhe gripi vdekjeprurës ka ndikuar në çdo aspekt. Aktivitetet sportive janë pezulluar prej kohësh dhe ende nuk dihen se kur do të rifillojnë. Lajmi i fundit vjen nga Formula 1, e cila sapo ka shtyrë çmimin e madh të Bakusë.
“Shtyrja e aktivitetit është bërë në mirëkuptim të plotë mes FIA-s dhe qeverisë së Azebaixhanit. Kjo vlen si masë parandaluese, tashmë që Coronavirusi është kthyer në pandemi botërore”, është njoftimi zyrtar i bërë nga organizatorët këtë mëngjes.
Gara e Bakusë është gara e shtatë që shtyhet nga FIA. Pas Australisë, Bahreinit, Vietnamit, Kinës, Gjermanisë, Spanjës dhe Monakos është Bakuja “viktima” e radhës. Theksojmë se gara ishte e planifikuar për tu zhvilluar në datat 5-7 qershor. Ende nuk bëhet e ditur një datë e re se kur do të zhvillohet. /abcnews.al