Dy raste të reja pozitive me Covid-19 u raportuan ditën e sotme te Torino, me klubin italian që nuk i zbuloi emrat e futbollistëve të infektuar.
Njëri prej tyre është Mërgim Vojvoda sipas raportimeve të Indeksionline. Media dardane thekson se mbrojtësi i djathtë i ekipit të Giampaolos ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
5.5 milion euro pagoi klubi italian në arkat e Standard Liege më 1 shtator për shërbimet e Vojvodës, i cili e ka nisur shumë mirë aventurën në Serie A.
Tani i duhet të ndalet për disa ditë. 25-vjeçari i lindur në Gjermani, ka nisur menjëherë karantinën në pritje të përgjigjes së tamponit të radhës. /abcnews.al