Një tjetër finale e parakohshme do të luhet më 9 korrik, ku Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinalen e parë të kampionatit evropian, EURO 2024.
Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, trajneri RRahman Hallaçi deklaroi se Franca ka dy liderë, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann. Sipas tij, kur këta lojtarë nuk janë në formë, Framca e ka të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës.
Ndërsa trajneri Nikolin Çoçlli tha se te Spanja, diferencën do e bëjnë lojtarët e krahut, Lamine Yamala dhe Nico Williams.
Rrahman Hallaçi: Këtu del në pah dhe lkideri i skuadrës, kanë pasur dy lidera, Griezman dhe Mbappe. Kanë hasur vështirësi dhe skuadra e ka ndjerë këtë. Ka vuajtur shumë për të gjetur rrugën e rrjetës. Ka humbur shumë raste, por ndoshta i ka humbur pak kualiteti. Franca do t’i përshtatet Spanjës, jo Spanja Francës.
Nikolin Çoçlli: Franca ka shumë alternativa, ka një stol mjaft të mirë. Anglia dhe Franca kanë elementë cilësorë, dhe pjesëmarrja në Evriopian nuk ka dhënë impaktin e duhur, ka shumë faktorë, Është edhe lodhja pas sezonit. Ansolusithst, nuk ka shans. Nuk ka gjasë të ndryshojë, do rrisë niveli. Diferenca do jetë te lojtarët e krahut, Lamal dhe Williams./abcnews.al